Kryeministri Kurti merr pjesë në prezantimin e raportit të IKKL-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.