Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se deputetët e partisë së tij do të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit të thirrur për ditën e nesërme. Këtë e raporton Ekonomia Online.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë ndonjë propozim për postin e kryetarit të Kuvendit, Kurti është përgjigjur shkurtimisht, duke theksuar: “Seanca e Kuvendit është thirrur për nesër, ne do të jemi aty.”

Megjithatë, Kurti nuk ka ofruar detaje nëse në seancën e nesërme do të bëhet një propozim konkret për këtë post.