Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për vitin 2026
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet buxhetore për vitin 2026. Miratimi u bë me 62 vota pro, pas shqyrtimit dhe votimit nga deputetët në seancën e sotme parlamentare, sipas raportimit të Ekonomia Online.
Propozimi fillestar për rishikimin e buxhetit përfshinte shtatë amendamente. Megjithatë, mbështetjen e deputetëve e morën vetëm dy prej tyre, duke përfshirë atë për pagën e 13-të.
