Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar votimin e fshehtë për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Pas përfundimit të raundit të parë të votimit, ku morën pjesë 114 deputetë, u regjistruan dy vota të pavlefshme. Kryesuesi i seancës, Ardian Gola, njoftoi se kandidatja Benina Kusari, e cila mori vetëm 3 vota, eliminohet nga gara.
Votimi do të vazhdojë me raundin e dytë, ku do të konkurrojnë pesë kandidatët me më shumë vota nga raundi i parë. Këta janë:
* Emine Avdyli Pozhari – 58 vota
* Jonida Xhafaj – 57 vota
* Flamur Mrasori – 47 vota
* Zahir Qerkini – 43 vota
* Shpresa Emra – 14 vota
