Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë publike çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi për ditën e dielë. Sipas njoftimit zyrtar të MINT-it, çmimi i naftës do të shitet me 1.72 euro për litër. Ndërkohë, benzina do të kushtojë 1.41 euro për litër. Gazi, nga ana tjetër, do të tregtohet me 0.88 euro për litër.