Pavrasisht se ka disa vjet në zbatimin e teknologjisë në futboll, ka raste kur ka vendime të diskutuara.

Për të shmangur gabimet, La Liga pritet të bëjë edhe disa risi, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, La Liga do të prezantojë një sistem automatik të offside, nga sezoni i ardhshëm.

Ky sistem i avancuar përdor kamera dhe inteligjencë artificiale për të analizuar në kohë reale pozicionin e lojtarëve, duke ndihmuar arbitrat dhe VAR-in të marrin vendime më të shpejta dhe më të sakta për situatat e diskutueshme.

Me këtë hap, La Liga synon të reduktojë gabimet e mundshme dhe të rrisë drejtësinë në vendimmarrje./IndeksOnline/