Laura Fazliu kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Hungarisë
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, kaloi me sukses raundin e dytë të Grand Slamit të Hungarisë, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ajo mposhti hungarezen Anna Kriza, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.
Në këtë fazë, Fazliu do të përballet me austriaken Ludja Piovesana, në një duel për një vend në gjysmëfinale.
