Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa e ka konfirmuar për Gazetën Express takimin me U.D Presidenten Albulna Haxhiu.

Ai tha se LDK-në do ta përfaqësojë Jehona Lushaku që në legjislaturën e fundit ishte shefe e grupit të LDK-së.

“Po nesër në ora 15:00 në Kuvend, nga LDK merr pjesë znj. Jehona Lushaku”, ka thënë ai. /Gazeta Express