Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë jo për projekte muzikore, por për stilin e tyre në veshje.
Në disa imazhe të shpërndara së fundmi, dy artistët janë shfaqur të veshur me bluza pothuajse identike, nga e njëjta markë e njohur e modës së rrugës “streetwear”, duke treguar se ndajnë një shije të përbashkët në modë.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat, të cilët kanë vënë re përputhjen e stilit mes tyre.

Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë qenë në një lidhje vite më parë, një raport që ka bërë bujë në median rozë. Sot, të dy kanë ndërtuar jetët e tyre personale dhe profesionale veçmas, por duket se disa gjëra kanë mbetur të përbashkëta – si preferencat në veshje.
Pa marrë parasysh rrugët e ndryshme që kanë ndjekur, ky “koincidencë” në stil dëshmon se dyshja vazhdon të jetë në një linjë kur bëhet fjalë për trendet dhe modën bashkëkohore. /GazetaExpress/
