**Fatmir Limaj fton qytetarët në Kleçkë për ceremoninë e “Zjarrit të Lirisë”**
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje publike për një tubim nesër në orën 19:00, në Kleçkë. Tubimi do të mbahet te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, ku do të organizohet ceremonia e ndezjes së “Zjarrit të Lirisë”.
Limaj ka theksuar, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se ky aktivitet organizohet në nderim të katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po mbahen në Hagë.
Në postimin e tij, Limaj shkruan: “Ju ftoj që nesër, në ora 19:00, të bashkohemi në Kleçkë, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, ku do të ndizet ‘Zjarri i Lirisë’. Le ta ndezim së bashku këtë zjarr, si thirrje dhe në nderim të lirimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.”
Lajmi është transmetuar nga Klankosova.tv.
