Liverpuli ka marr një goditje të madhe pak para ndeshjes me Manchester United.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, sulmuesi Aleksander Isak nuk do të luaj në derbin e madh anglez, shkruan IndeksOnline.
Suedezi ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve këtë javë dhe nuk do të jetë në urdhërat e Arne Slot.
Ende nuk dihet sa gjatë do të mungojë Isak, por besohet se do t’i nënshtrohet ekzaminimeve këtë fundjavë për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
26-vjeçari suedez ka luajtur vetëm 13 ndeshje si titullar në Premier League dhe ka shënuar vetëm tre gola që nga transferimi verën e kaluar nga Newcastle United.
Pos Aleksander Isak, Liverpuli në derbin ndaj Manchester United do të jetë edhe pa dy sulmuesit tjerë, Hugo Ekitike dhe Mohamed Salah./IndeksOnline/
