**Lladrovci reagon pas humbjes së Kosovës: “Kosovë, të dua përgjithmonë, unë, biri yt!”**
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas humbjes së kombëtares së Kosovës në futboll ndaj Turqisë.
Lladrovci ka përcjellë një mesazh mbështetjeje përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar krenarinë e tij pavarësisht rezultatit.
Në shkrimin e tij, Lladrovci ka uruar lojtarët, trajnerin dhe stafin e Federatës së Futbollit të Kosovës për arritjet e deritashme. Ai pranoi se të gjithë kishin pritur më shumë nga ndeshja e mbrëmshme, por shtoi se ishte krenar për performancën e ekipit dhe falënderoi për emocionet e dhuruara.
Postimi i tij kulminoi me një shprehje të fuqishme dashurie dhe përkushtimi ndaj vendit: “Kosovë, të dua përgjithmonë, unë, biri yt!”
