Vuçiq: Serbia gatshme për autostradë deri në Mitrovicë, kërkon garanci nga SHBA që Kosova të mos pengojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur gjatë fundjavës për projektet infrastrukturore që planifikon të zhvillojë.

Kreu i shtetit serb theksoi se synon ndërtimin e një autostrade deri në Jarinje, duke shprehur dëshirën për ta zgjatur atë edhe disa kilometra brenda territorit të Kosovës, deri në Mitrovicë.

Vuçiq deklaroi se Serbia do të mbulojë të gjithë koston e këtij investimi, me kusht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të garantojnë se Prishtina nuk do të krijojë pengesa.

Ai citoi: “Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë.”

Dhe shtoi: “Ne do të paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurojnë që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje.”