Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë. Viktima, Rexhë Brahimaj, nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Policia është duke hetuar rastin për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorin.
Viktima është vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi. Ajo vet e ka postuar njoftimin për humbjen e tij në Instastory.
“Ma shkrumove zemren bre vallu jem”, ka shkruar ajo.

