**Man City do t’i ndërtojë statujë Pep Guardiolës**
Manchester City ka bërë të ditur vendimin për të ndërtuar një statujë në nderim të trajnerit legjendar Pep Guardiola, në shenjë falënderimi për sukseset historike që ai i solli klubit.
Klubi anglez bëri me dije se statuja do të vendoset në hyrje të tribunës së re në stadiumin “Etihad”, e cila do të pagëzohet me emrin “The Pep Guardiola Stand”.
Ky vendim shënon një vlerësim për epokën më të suksesshme në historinë e Manchester Cityt. Gjatë drejtimit të tij, Guardiola fitoi tituj të shumtë të Premier League, UEFA Champions League dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.
Kjo vjen në kohën kur Manchester City njoftoi sot se Pep Guardiola do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
