Futbollisti i Manchester Cityt, Antoine Semenyo ishte cak i sulmeeve raciste gjatë ndeshjes së mbrëmshme, nga tifozët e Evertonit.
Ai u përball në vazhdimësi me thirrje raciste drejt tij, shkruan IndeksOnline.
manchester City ka reaguar ashpër ndaj këtyre thirrjeve raciste, duke dënuar abuzimet ndaj Semenyos dhe ka kërkuar nga nga skuadra e Evertonit dhe Policia të identifikoj personat përgjegjës.
”Manchester City dënon fuqishëm abuzimin racist drejtuar Antoine Semenyos në ndeshjen e djeshme.
Ne mirëpresim veprimet e shpejta të ndërmarra nga Evertoni dhe policia për të identifikuar individin përgjegjës.
Gjithashtu jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer kur dëgjojmë se Marc Guéhi ishte subjekt i një sërë postimesh të ndyra raciste në mediat sociale mbrëmë.
Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë si Antoine ashtu edhe Marc dhe nuk do të pranojmë kurrë diskriminim të asnjë lloji në lojën tonë.”, thuhet në reagimin e Manchester Cityt./IndeksOnline/
