Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me datë 04 maj 2026, të cilën u miratuan disa vendime kyçe për avancimin e proceseve të privatizimit, menaxhimin efikas të aseteve dhe forcimin e qeverisjes institucionale. Kjo ishte mbledhja e parë e Bordit që nga emërimi nga Kuvendi me datë 27 prill 2026 sipas vendimit nr.10-V-075.
Bordi emëroi Zëvendës Kryesuesin e Bordit z. Gent Nushi sipas nenit 12.4 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr. 04/L-034 (të ndryshuar me Ligjin 06/L-023, Ligjin nr. 05/L-080 dhe Ligjin 04/L-115).
Bordi miratoi shpalljen e konkursit publik të rekrutimit për pozitën Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë gjë që do të bëhet së shpejti.
