Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot një takim nga ora 15:00. Ky takim vjen në një periudhë kur tensionet e brendshme brenda partisë janë theksuar ndjeshëm ditëve të fundit.

Burime të Indeksonline raportojnë se në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve, do të diskutohen disa pika kryesore. Ndër temat kyçe është analiza e thellë e rezultatit zgjedhor.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jenë hapat e ardhshëm brenda formacionit politik, mundësitë për koalicione të reja, si dhe “pakënaqësitë” që tashmë janë bërë publike.

/Indeksonline/