Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht. Si garanci për lirimin, është ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh.

Në kërkesën e paraqitur, ekipi mbrojtës thekson se zoti Thaçi nuk përbën rrezik arratisjeje. Ata argumentojnë se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk është më i arsyeshëm dhe proporcional, duke u bazuar edhe në garancinë financiare të ofruar. Kërkesa bazohet në rishikimin e masës së paraburgimit, në përputhje me nenet dhe rregullat përkatëse të Gjykatës Speciale.