Puthja e parë mes Mateos dhe Brikenës shkakton brohoritje në Big Brother VIP
Mateo dhe Brikena, dy prej banorëve të Big Brother VIP, kanë diskutuar sot në dhomën e rrëfimit lidhur me dinamikën e marrëdhënies së tyre. Biseda e tyre kulminoi me puthjen e parë të shumëpritur, duke ngjallur entuziazëm te publiku.
Mateo shprehu hapur se e ka të vështirë të qëndrojë larg Brikenës, pavarësisht distancimit të saj pas disa situatash të mëparshme.
“Jam munduar t’i mbaj distancë, por nuk është e mundur,” tha Mateo.
Përveç kësaj, Brikena u shfaq optimiste, duke theksuar bindjen e saj se Mateo nuk do të largohet nga shtëpia sonte. Ajo shtoi se nëse ai largohet, edhe ajo do të bëjë të njëjtën gjë.
“Mateo nuk del sonte, kështu e ndjej. Por nëse Mateo del, dal edhe unë,” deklaroi Brikena.
Pas bisedës së tyre intensive, çifti përjetoi puthjen e shumëpritur, e cila menjëherë u shoqërua me brohoritma entuziaste nga publiku në studio.
