Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur një fitore historike ndaj Sllovakisë me rezultatin 4:3 në Bratislavë, duke siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it për Kampionatin Botëror. Pas kësaj humbjeje tronditëse për ta, mediat sllovake nuk i kanë kursyer kritikat ndaj ekipit të tyre.
Për shembull, media sllovake “Sportovy” shkruan se “Ëndrra e Kupës së Botës është zhdukur” dhe thekson se “Sllovakët u shembën si një shtëpi prej letrash në pjesën e dytë!”
Në finalen e play-off-it, Kosova do të përballet me Turqinë, e cila më herët mposhti Rumaninë me rezultatin 1:0. Ndeshja do të luhet të martën më 31 mars, në Prishtinë.
