Skuadra e Milanit ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A.

“Kuqezinjtë” u mposhtën 2:4 ndaj Bolognas, në ndeshjen e javës së nëntë në Serie A, shkruan Indeksonline

Mysafirët shënuan të parët me anë të Mbangulas, në minutën e 8’të.

Por, Milani shënoi dy herë me anë të Cisse për 2:1.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire befasoi duke shënuar tri gola.

Fillimisht një autogol në minutën e 60’të. Ishte Bartesaghi që realizoi në portën e tij.

Kurse golat tjerë i shënoi Mbangula, duke kompletuar hat-trikun.

Me këtë humbje, Milani mbetet me 18 pikë në pozitën e 5-të./Indeksonline/