Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 69 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji, njofton Klankosova.tv.

Me këtë votim, projektligji kalon në fazën e mëtejshme të shqyrtimit parlamentar.