Gazetari Ilir Mirena, në një koment në emisionin “Pressing” të T7, ka vlerësuar dorëheqjen e Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Mirena theksoi se Bedri Hamza do të ishte një kryeministër i shkëlqyer, por, sipas tij, mangësia e Hamzës qëndron në faktin se ai është një politikan normal në një periudhë anormale.

“Bedri Hamza është një politikan i jashtëzakonshëm, do të ishte një kryeministër i mrekullueshëm. Por, ai nuk i përshtatet kësaj kohe; profili i tij nuk është për këtë periudhë. Në këto kohë anormale kërkohen politikanë populistë, autoritarë dhe manipulues”, tha Mirena.