Luka Misetic, avokat mbrojtës i Hashim Thaçit, i ka reaguar ashpër Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Pietro Spera. Kjo reagim vjen pas deklaratave të Sperës për “pavarësi” në kryerjen e detyrave të tij dhe monitorimin e të drejtave të të paraburgosurve. Misetic pretendon se, ndryshe nga ç’deklaron Spera, ky i fundit nuk ka kontaktuar asnjëherë avokatët e Thaçit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Pietro Spera, përmes një videoje të publikuar së fundmi, kishte folur për punën e tij në mbikëqyrjen e ambienteve të paraburgimit. Ai kishte theksuar gjithashtu ofrimin e takimeve private dhe konfidenciale për të paraburgosurit, duke shtuar se disa i kishin pranuar këto takime, ndërsa të tjerët jo.

Megjithatë, Misetic, në një postim në profilin e tij në platformën “X” (ish-Twitter), vuri në pikëpyetje mandatin e Avokatit të Popullit të Speciales. Ai theksoi se, përderisa Spera flet për një mandat “të pavarur për të monitoruar dhe për të mbrojtur të drejtat fundamentale të të akuzuarve”, ai nuk e ka kontaktuar asnjëherë asnjë prej avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçit në gjashtë vitet e fundit.

Për të ilustruar këtë mungesë kontakti, Misetic krahasoi veprimet e Sperës me ato të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj. Sipas Misetic, Qelaj ka treguar interes aktiv dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mbrojtës të Thaçit, si pjesë e përpjekjeve të tij monitoruese.

“Ndërsa Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në 6 vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, shkroi Misetic në platformën e tij.