Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se zyrtarët, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim pozitë, janë pezulluar nga detyra.

Sipas Bashës, rasti ka të bëjë me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale, në vitet 2017-2019.

“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe buxheti nuk mund të trajtohet ndryshe përpos sipas procedurave dhe rregullave të parapara. Për çfarëdo informacioni, organet e drejtësisë do ta kenë bashkëpunimin tonë të plotë” shkroi Basha në Facebook.