Makinë shkrumbëzohet në lëvizje në aksin Prishtinë-Ferizaj

Një veturë u përfshi nga flakët dhe u shkrumbëzua plotësisht këtë mëngjes në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, derisa ishte në lëvizje. Pamjet dhe videot e siguruara nga portali IndeksOnline dëshmojnë momentin dramatik kur automjeti merr flakë, duke u shndërruar në shkrumb e hi dhe duke lënë pas vetëm skeletin e tij metalik.