**Selimi: Marrëveshja për anëtarësim në Bordin e Paqes u bllokua nga VV**
Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka deklaruar në platformën “X” se marrëveshja për anëtarësimin në Bordin e Paqes është bllokuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV).
Sipas Selimit, ky bllokim ndodhi vetëm një javë pas përfundimit të mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte paraqitur kërkesën për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ai theksoi se partitë opozitare ishin në favor të ratifikimit, por procesi ngeci në Parlament për shkak të kundërshtimeve nga VV.
Në postimin e tij të plotë në platformën “X”, Selimi shkruan:
“Vetëm një javë pasi mbaroi mandati i ish-Presidentes Osmani, regjimi në pushtet në Kosovë e hodhi poshtë kërkesën e paraqitur prej saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes. Partitë opozitare ishin pro, por ratifikimi ngeci në parlament pas kundërshtimeve të VV-së.”
