Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHMK-së, gjatë orëve të ditës vranësirat konvektive mund të sjellin lokalisht riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.
