Afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit po i vjen fundi.
Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka kërkuar nga PDK dhe LDK të propozojnë tre emra jopartiakë për President.
Me pas, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se mund ta propozojnë Vjosa Osmanin nëse VV i ka 66 vota për të.
Por, kjo kërkesë është komentuar nga deputetë të pushtetit, duke thënë se VV ka kërkuar emra jopartiakë.
E Besian Mustafa, deputet i LDK-së ka pyetur pushtetin nëse i kanë 66 vota për Osmanin.
“Ku mbetën qato 66 vota? A i keni a jo?”, ka thënë ai. /Gazeta Express
