Ndryshojnë rregullat në gjyqin e vrasjes së Bekim Varit: Mediave u ndalohet incizimi i dëshmitarëve

Seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Bekim Varit, që tronditi Ferizajn, ka vazhduar sot. Ky rast ka sjellë ndryshime në rregullat e transmetimit mediatik.

Ndryshe nga seancat paraprake, ku mediave u ishte lejuar të ndiqnin procesin dhe të incizonin deklaratat e dëshmitarëve, në seancën e sotme janë vendosur kufizime të reja.

Në fillim të seancës, gjyqtarja Hakile Ilazi njoftoi se mediave nuk u lejohet incizimi i dëshmive të dëshmitarëve. Ajo theksoi se ky ndalim, i cili do të vlejë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, është vendosur për të mbrojtur çështjet e privatësisë. Gjyqtarja shtoi se sipas aktakuzës, ka ende një numër tjetër dëshmitarësh për t’u marrë në pyetje.

Vendimi i gjykatës specifikon se ndonëse mediat mund të ndjekin seancën, ato nuk kanë të drejtë të incizojnë dëshmitë e dëshmitarëve deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.

Burimi: Indeksonline