**Reagim i ashpër i aktivistes së Vetëvendosjes ndaj Rifat Jasharit pas pamjeve me Sami Lushtakun**
Dje u dha lamtumira e fundit Sahit Jasharit, luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe familjar i Adem Jasharit.
Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shfaqen Sami Lushtaku dhe Rifat Jashari duke pritur së bashku të pranishmit në ceremoninë e të pamjes.
Kjo pamje ka nxitur reagimin e ashpër të Xhevrie Ademit, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shkruar komente fyese për Rifat Jasharin.
Në reagimin e saj, Ademi, ndër të tjera, ka theksuar se nuk do të çuditej nëse në të ardhmen do ta shihte Rifat Jasharin duke u përqafuar me përfaqësues të Listës Serbe.
Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka cilësuar gjithashtu Rifat Jasharin si “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.
Xhevrie Ademi është nëna e Majlinda Ajvazit, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë komunale në Fushë Kosovë.
