Mimoza Ahmeti, surprizë e veçantë familjare: Mbesa udhëton nga Londra në Tiranë për ta takuar
Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka përjetuar një moment të veçantë mbrëmjen e sotme, kur i është bërë një surprizë familjare nga mbesa e saj. Ajo u takua me mbesën, Mona Lisa, vajzën e motrës, e cila kishte udhëtuar posaçërisht nga Londra në Tiranë për t’u takuar me tezen.
Mona Lisa, siç quhet mbesa e Ahmetit, sipas poetes, kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe kanë kaluar kohë të rëndësishme së bashku.
Në një moment emocionues, poetja Ahmeti iu drejtua moderatores Arbana Osmani, duke i kërkuar të promovojë mbesën e saj: “Arbana, a keni mundësi ta promovoni këtë vajzë? Studion gazetari në Londër, luan piano shumë mirë dhe e dashuron Shqipërinë shumë.”
Moderatorja iu përgjigj menjëherë me afirmim: “Patjetër, në Vita Production mbështesim çdo të ri që ka ambicie për gazetarinë apo fushat e artit.”
