Malishevë: Hamza dhe Limaj bëjnë thirrje për votim masiv të PDK-së
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidat për kryeministër, ka zhvilluar sot një tubim me qytetarët e Malishevës.
I shoqëruar dhe mbështetur edhe nga Nisma Socialdemokrate, Hamza theksoi se Kosovës i duhen njerëz që bashkohen për të mirën e vendit.
Në këtë aktivitet, fjalën e mori edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 125 në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Hamza shkroi: “Nga Malisheva, bashkë për Kosovën. Kosovës i duhen njerëz që bashkohen për të mirën e vendit. Ata që sakrifikuan për lirinë dhe ndërtuan shtetin, sot janë bashkë për ta forcuar dhe për ta çuar përpara. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”.
