Tashmë ka nisur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së nga ana e Gjykatës Speciale.

E njëjta po zhvillohet për të 18 herë radhazi, në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Protestuesit, po kërkojnë miratimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit të Speciales.

Edhe sonte, si në netët e kaluara, në fotot e ndara në rrjetet sociale, shihet numër i madh pjesëmarrësish.