Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milionë dollarësh në Lotarinë “Lucky Day”, për herë të dytë në 15 vjet në të njëjtën lojë. Lajmin e bëri të ditur Lotaria e Illinois, duke theksuar se i njëjti person kishte fituar një shumë të konsiderueshme edhe 15 vjet më parë.

Fituesi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, e kishte blerë biletën fituese muajin e kaluar, sipas raportimeve të “New York Post”. Bileta fituese, me pesë numrat e shortit 1, 13, 19, 27 dhe 35, të cilët përputheshin me rezultatet e datës 11 qershor, u ble në një pikë karburanti BP në Oswego.

Ai ka deklaruar se paratë do t’i përdorë për të blerë një shtëpi të re për familjen, si dhe për të siguruar pensionin për veten dhe bashkëshorten.

Ndërkohë, Lotaria e Illinois njoftoi se pika e karburantit ku u shit bileta fituese mori një bonus prej 13,000 dollarësh, çka përbën një për qind të vlerës së xhekpotit.

Ajo që e bën këtë histori të veçantë është fakti se i njëjti lojtar kishte fituar një çmim prej 45,000 dollarësh edhe 15 vjet më parë në të njëjtën lojë lotarie, e cila në atë kohë njihej si “Mali Lotto”.

Lotaria “Lucky Day” zhvillohet ekskluzivisht në shtetin e Illinois, me shorte dy herë në javë, dhe shuma fillestare e xhekpotit është 100,000 dollarë.