**Gëzim Hazrolli, kandidat i LDK-së, kujton jetën me uniformë dhe betimin për Kosovën**

Gëzim Hazrolli, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka ndarë me publikun, përmes një videoje në Facebook, rrëfimin e tij mbi jetën me uniformë ushtarake.

Hazrolli ka shërbyer si Komandant i Brigadës 123 në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai thekson se Brigada 123 ka qenë një nga formacionet më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai gjithashtu thekson se ushtarët e UÇK-së ishin një model i papërsëritshëm, i cili vështirë se mund të gjendet nëpër libra.