Një person ka vdekur pasi një kabinë teleferiku në një vendpushim skish zviceran u rrëzua në një shpat mali me dëborë gjatë erërave të forta të mërkurën.
Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se një person pësoi lëndime fatale, megjithëse shkaku i saktë i vdekjes nuk ishte konfirmuar. Personi, identiteti i të cilit nuk u zbulua, ishte i vetmi person në gondolë, tha policia.
Një helikopter ishte dërguar në vendngjarje në vendpushimin e skive të Engelberg në Zvicrën qendrore, tha shërbimi i shpëtimit ajror Rega, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.
Hetimet se si ndodhi aksidenti janë duke vazhduar, tha policia kantonale e Nidwalden.
