Notarja plagoset rëndë nga sulmi i një peshkaqeni në plazhin e Sidneit
Një notare është plagosur rëndë të shtunën nga sulmi i një peshkaqeni në një plazh të Sidneit, Australi. Ky incident shënon sulmin më të fundit në një seri incidentesh të ngjashme përgjatë bregdetit australian, njoftuan autoritetet.
Shërbimet e urgjencës u lajmëruan në plazhin Coogee, në lindje të Sidneit, qyteti më i madh i Australisë, pasi u raportua se një grua 35-vjeçare ishte kafshuar nga një peshkaqen i madh, rreth 30 metra larg bregut. Kështu bën me dije Reuters.
Në një deklaratë, policia theksoi se gruaja ishte nxjerrë nga uji nga persona të pranishëm, të cilët i kishin dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Sipas autoriteteve, viktima kishte pësuar lëndime të rënda në krah dhe në këmbë.
