**Alexander-Arnold jashtë Botërorit, Kyle Walker i del në mbrojtje**
Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës. Mbrojtësi i Liverpoolit nuk mori ftesë nga selektori Gareth Southgate, bashkë me disa yje të tjerë anglezë, bëhet e ditur.
Ish-reprezentuesi i “Tre Luanëve”, Kyle Walker, i ka dalë në mbrojtje Alexander-Arnoldit. Ai shprehu habinë e tij se si një lojtar i cilësisë së tij, i konsideruar ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, nuk është përzgjedhur për Botërorin.
“Të gjithë flasin për mangësitë e Trentit, por duhet të flasim për atë që ai bën mirë! Ai është ndoshta mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë për pasimet, krosimet, asistet dhe ka një katalog lojërash të shkëlqyera. Mungesa e tij është çmenduri,” ka deklaruar Walker, sipas IndeksOnline.
