Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pas publikimit të një serie të re fotografish nga pushimet e saj.

E veshur me bikini të bardha, modelja ka pozuar në një jaht, me detin dhe shkëmbinjtë piktoreskë që shfaqen në sfond.

Fotografitë, të shkrepura nën rrezet e diellit, kanë theksuar fizikun e Marashit dhe kanë ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.

Brenda pak orësh, postimi ka mbledhur mijëra pëlqime dhe komente, duke dëshmuar edhe një herë interesin e madh që Oriola Marashi vazhdon të zgjojë me paraqitjet e saj publike.