Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, lëndohet në vesh në Kinë
Alba Vukaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një ngjarje të papritur që i ka ndodhur së fundmi në Kinë, ku ajo është zhvendosur përkohësisht.
Ajo ka treguar se si pasojë e vënies së vathëve të mëdhenj, i janë dëmtuar veshët.
“Vajza, mos vishni vathë të rëndë nëse nuk doni të dëmtoni veshin si unë,” ka shkruar Alba në llogarinë e saj në Instagram, shoqëruar me një fotografi.
Kujtojmë se Alba Vukaj është zhvendosur në Kinë prej disa ditësh, për shkak të disa marrëveshjeve biznesi që ka lidhur atje. (Burimi: IndeksOnline)
