Katy Perry dhe Dua Lipa ndezin atmosferën me një vallëzim spontan para performancës në Sunny Hill
Pak çaste para se të ngjitej në skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, ylli botëror amerikan Katy Perry tërhoqi vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale me një video të publikuar në Instagram. Ajo shfaqet aty duke vallëzuar së bashku me artisten me origjinë shqiptare, Dua Lipën.
Videoja, e cila u shpërnda me shpejtësi dhe mori menjëherë vëmendje të gjerë, i tregonte dy artistet plot energji dhe në humor të shkëlqyer, duke shijuar atmosferën e gjallë të festivalit. Përkrah pamjeve, Katy Perry kishte shkruar në anglisht: “Ending Eurosummer 2026 right doing the Watch It Burn hop with my sis @dualipa at @sunnyhillfestival.”
Ky publikim u prit me entuziazëm të madh nga fansat, të cilët mbushën postimin me mijëra pëlqime dhe komente pozitive. Shumë prej tyre e cilësuan këtë moment si një nga çastet më të bukura dhe të veçanta të këtij edicioni të Festivalit Sunny Hill.
Katy Perry pritet të jetë një nga emrat kryesorë që do të performojë në skenën e festivalit, ndërsa kjo video me Dua Lipën vetëm sa ka rritur pritshmëritë e publikut për shfaqjen e saj.
