Këngëtari i njohur dhe ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Kushtrim Kelani, po vjen me një projekt të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram, ku njoftoi se kënga titullohet “Pare, pare”.

Kelani gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pjesë të shkurtër nga kjo këngë, e cila pritet të lansohet së shpejti.