Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.
Mbërritja e Netanyahut vjen pak pasi presidenti Trump përfundoi një takim me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili sapo ishte larguar nga rezidenca presidenciale amerikane.
Raportohet se temat kryesore të diskutimit ndërmjet dy liderëve do të jenë konflikti Rusi-Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme.
