Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ka larguar mbeturina inerte dhe të mëdha, të cilat ishin hedhur në mënyrë të paligjshme në hapësira publike në disa lagje të kryeqytetit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kompania ka theksuar se hedhja e këtyre lloj mbeturinave në hapësirat publike është një veprim i jashtëligjshëm dhe dënohet me gjobë prej 500 eurosh nga Inspektorati i Komunës.
“Ky veprim është i jashtëligjshëm dhe dënohet me 500 euro gjobë nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftimin e tyre.
