Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Malishevë ka shpallur shtatë kandidatët e saj për deputetë, të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Partia ende nuk ka publikuar listën e plotë të kandidatëve, por disa degë të saj kanë bërë publike emrat e kandidatëve të propozuar.

Emrat e kandidatëve të degës së Malishevës janë: Prof. Dr. Naim Telaku, Ruzhdi Kryeziu, Armend Thaçi, Alban Kastrati, Sami Hoti, Agron Pacarizi dhe Qendrim Kryeziu.