Katy Perry bën gjestin e papritur në shatërvanin Trevi: Hedh kartën e kreditit për fat të mirë

Këngëtarja e njohur botërisht, Katy Perry, ka bërë një gjest të papritur gjatë vizitës së saj në Romë, Itali, duke hedhur kartën e saj të kreditit në shatërvanin e famshëm Trevi, në kërkim të fatit të mirë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale të dielën (19 prill), Perry shfaqet në Romë, ku shpjegon arsyen e veprimit të saj. Ajo theksoi se, megjithëse zakonisht nuk i kushton rëndësi monedhave të vogla – duke cituar vargun nga kënga e saj ‘Witness’ ku thotë: “Nuk më intereson kusuri, por kohët e fundit kam hedhur shumë monedha” – ndjen se është e nevojshme të vendosë diçka në shatërvanin Trevi për fat.

Pamjet tregojnë Perry-n duke futur kartën e saj të kreditit në ujë dhe duke e kapur shpejt, para se ajo të largohej.

Sipas legjendës, hedhja e një monedhe në shatërvanin e famshëm të Trevit sjell fat të mirë, një traditë që këngëtarja zgjodhi ta interpretonte në mënyrën e saj unike.