Ukë Rugova shpërndan çokollata deputetëve: “Për Kosovën sonte!”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka shpërndarë çokollata për deputetët e tjerë anëtarë të Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport.
Ai, siç raportohet nga një video, deklaroi se çokollatat po i shpërndante “për Kosovën”, e cila sonte luan një ndeshje të rëndësishme kualifikuese kundër Turqisë për Kampionatin Botëror 2026.
Rugova, në atë moment, u citua duke thënë: “Për Kosovën sonte, Mërgim, për fitoren – dhashtë Zoti…”
