KQZ: Përfundon numërimi i votave nga diaspora, VV prin me mbi 83%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike. Sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin bindshëm si partia e parë.
Në rezultatet e detajuara të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 83.28% të votave, përkatësisht 18,789 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 7.13% (1,608 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6.60% (1,490 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.06% të votave, ose 464 vota.
